Osmani në Berlin i ndan medalje politikanes gjermane
Presidentja Vjosa Osmani i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave politikanes gjermane, Marieluise Beck, për të cilën tha se kauzën e Kosovës e bëri pjesë të ndërgjegjes europiane, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Medaljen asaj ia dha gjatë një takimi që ajo pati me mërgatën shqiptare në Berlin.
“Në Berlin, së bashku me mërgatën tonë të jashtëzakonshme, kaluam një mbrëmje plot emocion e mirënjohje. Pata nderin t’i dorëzoj Medaljen Presidenciale të Meritave znj. Marieluise Beck për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj popullit të Kosovës – një grua që e bëri kauzën e Kosovës pjesë të ndërgjegjes evropiane”, ka shkruar Osmani.
Beck nga të Gjelbrit ka qenë deputete në parlamentin gjerman deri në vitin 2017. Ajo ka qenë e përfshirë në politikat për Ballkanin.
(Kosova Sot Online)
