Gashi i del në mbrojtje Zemajt: Armendi qëndron i palëkundur

  • A.P /
  • 25 October 2025 - 09:45
Gashi i del në mbrojtje Zemajt: Armendi qëndron i palëkundur

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas incidentit të Armend Zemajt, duke e cilësuar atë si të papranueshme në një shoqëri demokratike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Dhuna – qoftë verbale apo në çfarëdo forme tjetër – ndaj përfaqësuesve institucionalë duhet të marrë emërtimin e merituar, sepse nuk është vetëm ndaj individit, por ndaj vetë funksionit publik që ai përfaqëson,” ka shkruar Gashi.

Ai theksoi se kritika është pjesë e shëndetshme e demokracisë, por dhuna, sipas tij, nuk mund të ketë vend në jetën publike.

“Armendi Zemaj qëndron i palëkundur,” përfundoi Gashi në reagimin e tij.

(Kosova Sot Online)