Policia heton vdekjen e një foshnje në Obiliq

  • A.P /
  • 25 October 2025 - 12:06
Policia heton vdekjen e një foshnje në Obiliq

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një foshnje në Obiliq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga raporti i policisë thuhet se prindërit e kanë dërguar foshnjën në QKMF pa shenja jete.

‘’HETIM MBI VDEKJEN

Rr. Shkupi, Obiliq  24.10.2025 – 16:20. Raportohet se nga prindërit në QKMF është sjell pa shenja jete foshnja viktima mashkull. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion’’, thuhet në raport. 

(Kosova Sot Online)