QKUK jep detaje për gjendjen e punëtorit që ra nga kati i gjashtë

  • A.P /
  • 25 October 2025 - 14:30
QKUK jep detaje për gjendjen e punëtorit që ra nga kati i gjashtë

Një incident i rëndë ka ndodhur në Gjilan, ku një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimor ku po punonte, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se rasti ka ndodhur në orët e pasdites të së premtes.

Siç njoftoi Policia, punëtori është nga fshati Kabash i Komunës së Vitisë dhe në momentin e incidentit kishte qenë duke kryer punë ndërtimore në objektin në fjalë.

Pas trajtimin në Spitalin e Gjilanit, ai është dërguar në QKUK. 

Media ka kontaktuar me drejtorin e Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, i cili tha se pacienti është në “mjekim intenziv duke u trajtuar”.

(Kosova Sot Online)