Ahmeti: Mosformimi i Qeverisë do të ketë pasoja të mëdha
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti tha se mosformimi i Qeverisë do të ketë pasoja të mëdha, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai u shpreh se kjo ka qenë një mungesë e vullnetit për të gjetur zgjidhje.
“Natyrisht që pasojat janë të mëdha, ndoshta tani për tani nuk i vërejmë dhe nuk i shohim, por megjithatë mendoj që ka qenë mungesë e vullnetit për të gjetur një zgjidhje”.
“Mendoj që partia e parë, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje e ka pasur shansin e mirë për të gjetur një zgjidhje të qeverisjes së ardhshme, por u dëshmua dje se deri tash nuk ka arritur t’i ketë numra dhe kjo praktikisht hedh poshtë të gjitha pretendimet e tyre se i kanë pasur numrat”, u shpreh ai.
(Kosova Sot Online)
