Hamiti: Albin Kurti pushtetin e do por shtetin e Kosovës jo

  • A.P /
  • 28 October 2025 - 11:30
Hamiti: Albin Kurti pushtetin e do por shtetin e Kosovës jo

Anëtari Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se lideri i VV-së, Albin Kurti, e përbuzë Kosovën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka bërë me dije se një gjë të tillë e ka treguar edhe një konferencën e djeshme për media.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se Kurti pushtetin e do, shtetin e Kosovës jo.

“Siç është dëshmuar tashmë, Albin e përbuz shtetin e Kosovës. Pushtetin e do, shtetin tonë jo!”, ka shkruar Hamiti.

(Kosova Sot Online)