VV ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës së re për formimin e qeverisë

  • A.P /
  • 28 October 2025 - 13:30
VV ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës së re për formimin e qeverisë

Në media është duke u raportuar se Lëvizja Vetëvendosje ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës së re për formimin e qeverisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas raportimit  nga LVV kanë bërë me dije se deputetët e këtij subjekti politik synojnë që t’i mbledhin 40 nënshkrime që janë të domosdoshme për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së re. Po ashtu, të njëjta burime i kanë thënë se kjo nuk do të thotë se LVV-ja do të dërgojë një kandidat tjetër tek presidentja Osmani për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së re.

(Kosova Sot Online)