Në Fushë Kosovë janë arrestuar katër persona

  • A.P /
  • 29 October 2025 - 10:45
Në Fushë Kosovë janë arrestuar katër persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fushë Kosovë janë arrestuar katër shtetas të Shqipërisë pasi u janë gjetur marihuanë, 590 euro, 8 telefonë, një automjet, një laptop dhe gjësende tjera, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ata janë dërguar në mbajtje.

“BLERJA, POSEDIMI, SHPËRNDARJA DHE SHITJA E PAAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE ANALOGE- Fushë Kosovë / 28.10.2025 – 18:15. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë, pasi që gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 1482 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 590€, 8 telefona mobil, një automjet (fugon),  një lap-top, si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)