Vjen paralajmërimi: Nëse Rusia sulmon Brukselin, Moska do të rrafshohet

  • A.P /
  • 29 October 2025 - 11:45
Vjen paralajmërimi: Nëse Rusia sulmon Brukselin, Moska do të rrafshohet

Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, ka deklaruar se NATO-ja do të “rrafshonte Moskën” nëse Rusia do të sulmonte Brukselin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një intervistë për gazetën De Morgen, Francken ka diskutuar mbi çështje strategjike të nxehta, duke përfshirë luftën në Ukrainë, mbrojtjen evropiane, luftën hibride dhe parandalimin bërthamor.

I pyetur nëse kishte frikë se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të niste një sulm me raketa konvencionale ndaj Brukselit, ai u shpreh qartë: “Jo, sepse atëherë ai do të godiste zemrën e NATO-s, dhe pastaj ne do ta rrafshonim Moskën”.

Francken gjithashtu ka shprehur mbështetje të fortë për udhëheqjen e SHBA-së në NATO dhe ka theksuar besimin e tij në Nenin 5, klauzolën e mbrojtjes së ndërsjellë që mbështet aleancën.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse presidenti amerikan, Donald Trump, do ta respektonte Nenin 5, Francken tha:
“Sigurisht që do ta bënte. Ekziston një paragjykim i madh në Evropë kundër qeverisë amerikane. Pse të mos e respektojë Nenin 5?”.

Ministri belg shtoi se shqetësimi i tij më i madh është përdorimi i luftës hibride nga Rusia, dhe jo kërcënimi i sulmeve konvencionale.

(Kosova Sot Online)