Vjen propozimi që paga minimale në Kosovë të rritet në 600 euro

  • A.P /
  • 30 October 2025 - 12:30
Vjen propozimi që paga minimale në Kosovë të rritet në 600 euro

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se në takimin e ardhshëm me Ministrinë e Financave, për çështjen e rritjes së pagës minimale, do të propozojë që paga minimale në Kosovë të jetë 600 euro, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Azemi ka theksuar se ky propozim vjen pas shqetësimeve të shumta nga punëtorët e sektorit privat, të cilët po përballen me rritjen e kostos së jetesës dhe pagat e ulëta krahasuar me sektorin publik.

Sipas tij, rritja e pagës minimale në këtë nivel do të ndihmonte në përmirësimin e kushteve ekonomike dhe në uljen e pabarazive sociale mes punëtorëve.

(Kosova Sot Online)