Rama: Po ndërtojmë qytet evropian që ofron arsim modern e infrastrukturë

  • A.P /
  • 30 October 2025 - 15:50
Rama: Po ndërtojmë qytet evropian që ofron arsim modern e infrastrukturë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka hapur takimin e dytë të Grupit Punues për Kosovën, organizim nga Komiteti Evropian i Rajoneve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rama e ka quajtur këtë, moment të rëndësishëm.

“Ky është një moment i rëndësishëm për të treguar se e ardhmja evropiane e Kosovës fillon nga qytetet, nga mënyra si edukojmë, ndërtojmë dhe bashkëqeverisim”, ka shkruar ai.

Rama theksoi se bashkë me partnerët evropian, po ndërtohet një Prishtinë moderne.

“Së bashku me partnerët evropianë po ndërtojmë një qytet që ofron arsim modern, qasje digjitale, energji të gjelbër dhe infrastrukturë të qëndrueshme, themelet e një kryeqyteti evropian në çdo kuptim. Prishtina është gati të jetë pjesë aktive e këtij procesi, një qytet që bashkëpunon, inovon dhe udhëheq drejt standardeve evropiane”, tha Rama.

(Kosova Sot Online)