Bajrami pasi Kurti propozoi buxhetin për 2026: Po e çon shtetin drejt rrënimit

  • A.P /
  • 31 October 2025 - 11:36
Bajrami pasi Kurti propozoi buxhetin për 2026: Po e çon shtetin drejt rrënimit

Ish-ministrja e Financave dhe shefja e GP parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi qeveria në detyrë e Kurtit ka propozuar buxhetin për vitin 2026, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bajrami ka thënë se Qeveria e Kosovës është uzurpuar nga Grupi Parlamentar i LVV-së dhe sipas saj me këto rritje dhe propozime në prag të shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme shtetin po e çojnë drejt rrënimit.

Ajo ka thënë se meqë Prokuroria s’arriti ta ndalë, duhet të ndalet me votë.

Postimi i plotë

Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes që ka uzurpuar zyrat e Qeverisë aprovoi sot buxhetin për vitin 2026. Ka mundësi që buxheti i vitit 2026 të shkojë në 8 miliardë e pagat e pensionet të rriten disa fish në kohën kur pritet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Shtetin po e çojnë drejt rrënimit.

Prokuroria Speciale ka mundur ta ndalë këtë maskaradë.

Tash, duhet ta ndalim me votë. E, do ta ndalim me votë.

(Kosova Sot Online)