'Paga e 13-të nuk është privilegj, por vlerësim për djersën dhe sakrificën e punëtorëve'

  • A.P /
  • 31 October 2025 - 13:06
'Paga e 13-të nuk është privilegj, por vlerësim për djersën dhe sakrificën e punëtorëve'

Sindikata e Re e KEK-ut përmes një postimi në Facebook i bën thirrje Bordit dhe Menaxhmentit të KEK-ut që pas përmendjes nga qeveria në detyrë pagën e 13-të, “të vendosin menjëherë” për zbatimin e saj edhe për punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ata thonë se “askush nuk e meriton më shumë se punëtorët e KEK-ut, që çdo ditë mbajnë gjallë energjinë e vendit, shpesh në kushte të vështira dhe me përgjegjësi të jashtëzakonshme”.

“Paga e 13-të nuk është privilegj, por vlerësim për djersën dhe sakrificën e punëtorëve të energjisë!”, thuhet në thirrje.

(Kosova Sot Online)