Histeria anti-turke në Mal të Zi po qetësohet

  • A.P /
  • 01 November 2025 - 16:07
Histeria anti-turke në Mal të Zi po qetësohet

Pas disa ditësh linçimesh, sulmesh ndaj turqve dhe djegies e shkatërrimit të pronës së tyre, histeria anti-turke në Mal të Zi po qetësohet. Policia po e shtrëngon kontrollin mbi të huajt, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Qytetarëve turq do t’u duhen që nga data 30 tetor përsëri viza që të hyjnë në Mal të Zi. Ky është epilogu i disa ditëve me incidente të rënda, gjuhë urrejtjeje dhe histeri anti-turke që ka përfshirë rrugët dhe lagjet e kryeqytetit, Podgoricës.

Gjithçka filloi me një përleshje midis disa shtetasve malazezë dhe të huaj, rrethanat e së cilës ende po sqarohen. Një i ri nga Podgorica u plagos në atë rast, dhe megjithëse shtetasit turq u identifikuan si autorë të konfliktit, policia përfundimisht arrestoi tre azerbajxhanas dhe një turk. Përveç të huajve, të cilët kishin një thikë me vete, analiza e pamjeve video të incidentit tregon se një nga banorët e Podgoricës kishte edhe diçka në dorë, dhe autoritetet ende po hetojnë se çfarë ndodhi.

Ndërkohë, një turk dhe një azerbajxhanas, të cilët u akuzuan për tentativën e vrasjes së një të riu nga Podgorica, janë liruar për t’u mbrojtur në liri, sepse nuk ka prova se ata e kanë kryer krimin.

Në përgjithësi incidenti çoi në një shpërthim pakënaqësie ndaj turqve, i cili u shndërrua në ksenofobi të hapur dhe gjuhë urrejtjeje.

(Kosova Sot Online)