Trump dyshon se ShBA-ja do të shkoj në luftë me Venezuelën

  • A.P /
  • 03 November 2025 - 08:18
Trump dyshon se ShBA-ja do të shkoj në luftë me Venezuelën

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka minimizuar mundësinë e një lufte të ShBA-së me Venezuelën, por sugjeroi se ditët e Nicolás Maduro-s si president i vendit janë të numëruara, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

I pyetur nëse ShBA-ja do të shkoj në luftë kundër Venezuelës, presidenti amerikan i tha emisionit 60 Minutes të CBS: “Dyshoj. Nuk mendoj kështu. Por ata na kanë trajtuar shumë keq”, shkruan BBC

Komentet e tij vijnë ndërsa SHBA-ja  vazhdon të nis sulme ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge në Karaibe.

Administrata Trump thotë se sulmet janë të nevojshme për të ndaluar rrjedhën e drogës në ShBA.


(Kosova Sot Online)