Kushtetuesja e rikthen Erion Veliajn kryetar të Tiranës

  • A.P /
  • 04 November 2025 - 07:48
Kushtetuesja e rikthen Erion Veliajn kryetar të Tiranës

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.

(Kosova Sot Online)