Mustafa: Nga Vjosa Osmani mund të presim dredhi për të mbetur në pushtet

  • A.P /
  • 04 November 2025 - 09:00
Mustafa: Nga Vjosa Osmani mund të presim dredhi për të mbetur në pushtet

Isa Mustafa ka folur edhe për ish-bashkëpunëtoren e tij, tani Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për atë që Vjosa Osmani, ka (ri)orbituar në kursin e Albin Kurtit, tash e disa muaj, për Isa Mustafën nuk përbën befasi. Ky i fundit në një intervistë për Nacionale, veçse paranjofton “dredhi” të radhës nga ajo “për të mbetur në pushtet.

“Sa i përket presidentes, ajo është treguar një karrieriste dhe manipulante e paskrupullt politike. Deri tani ka miratuar dhe ekzekutuar të gjitha veprimet e qeverisë Kurti që kanë quar në izolimin politik dhe ekonomik të vendit. E ka lënë vendin pa kryeprokuror të shtetit, në disa raste e ka shkelë Kushtetutën dhe nuk ka reaguar asnjëherë në shjeljet kushtetuese nga qeveria. Edhe tani mund të presim dredhi të saj për të mbetur në pushtet”, tha Mustafa.

(Kosova Sot Online)