Avdyli - opozitës: Ose Glauku Kryeministër ose 51%

  • A.P /
  • 05 November 2025 - 09:00
Avdyli - opozitës: Ose Glauku Kryeministër ose 51%

Deputeti i Vetëvendosjes Haxhi Avdyli, ashtu si shumë eksponent të Vetëvendosjes ka ardhur në konkluzion, se ose duhet të votohet Glauk Konjufca për Kryeministër, ose qytetarët do ta votojnë Vetëvendosjes 51%, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

E plotë:

Kryeministri në ardhje Glauk Konjufca do jetë Kryeministër për evitimin e një palë zgjedhjeve e panevojshme dhe evitimin e mbetjes së shtetit pa buxhet përkitazi mbetjen e qytetarëve pa paga.

Kosova ka nevojë për lider që bëjnë kompromis dhe nuk e djegin shtëpinë për ego. I tillë u tregua Albin Kurti.

Tani, topi është te opozita.

E nëse nuk ka reagime pozitive drejt zhbllokimit, topi do kthehet te ju qytetarë që të vendosni me votën tuaj për zhbllokim.

+51%


(Kosova Sot Online)