Qalaj: Zgjedhjet do t’i japin fund qeverisjes së Kurtit

  • A.P /
  • 05 November 2025 - 09:45
Qalaj: Zgjedhjet do t’i japin fund qeverisjes së Kurtit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka deklaruar se është në favor të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, duke theksuar se ato janë të domosdoshme për t’i dhënë fund, siç u shpreh ai, “qeverisjes së dështuar të Albin Kurtit”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Qalaj tha se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje dhe se nuk do të votojë asnjë iniciativë që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Zgjedhjet do të jenë realitet shumë shpejt. Unë besoj se ato do të japin një verdikt të qartë që në këtë Kosovë të mos jetë më kurrë kryeministër Albin Kurti,” tha Qalaj

(Kosova Sot Online)