Abdixhiku: Konjufca është mandatar nga një sekt politik që veten e sheh si shtet

  • A.P /
  • 05 November 2025 - 15:00
Abdixhiku: Konjufca është mandatar nga një sekt politik që veten e sheh si shtet

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, iu ka referuar Lëvizjes Vetëvendosje si parti sekt, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në konferencën për media të mbajtur sot, Abdixhiku ka thënë se në këto rrethana, LDK kërkon sinqeritet politik dhe përgjegjësi shtetërore.

“Glauk Konjufca, si mandatar i trashëguar nga një sekt politik që veten e sheh si shtet, duhet të konstatojë realitetin politik në vend – mungesën e shumicës parlamentare – dhe në përputhje me interesin madhor të Republikës, të mos humbë asnjë ditë kohë më”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, nuk fitohen betejat elektorale më me politika primitive.

“Politikave të tilla i dalim në ballë. Popullizmit duhet ti dilet në ballë dhe t’i thirret emri siç është. LDK konsideron se çdo ditë e humbur në lojëra të ulëta politike, çdo zvarritje e qëllimshme e institucioneve, përbën zgjatje të krizës, dëm për buxhetin e Republikës dhe rrezik për stabilitetin institucional e demokratik të vendit”, ka thënë Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)