Prokuroria Speciale nis hetimet për rastin e plagosjes së zyrtarit të BE-së

  • A.P /
  • 05 November 2025 - 16:01
Prokuroria Speciale nis hetimet për rastin e plagosjes së zyrtarit të BE-së

Një zyrtar i Bashkimit Europian është plagosur të martën në Gjakovë derisa lidhur me rastin, Prokuroria Speciale ka nisur hetimet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në raportin 24 orësh të Policisë thanë se viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë pasi kishte dy plagë që dyshohet se i janë shkaktuar nga mjeti i mprehtë. Rasti u iniciua si “Vrasje në tentativë”.

“NN.04.11.2025-19:57. Viktima mashkull shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Gjakovë, pasi që i njëjti kishte dy plagë të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)