Ganimetja kërkon shkarkimin e Dimalit pasi e krahasoj rastin Dehari me Millosheviçin

  • A.P /
  • 06 November 2025 - 08:00
Ganimetja kërkon shkarkimin e Dimalit pasi e krahasoj rastin Dehari me Millosheviçin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, i ka reaguar ashpër kryetarit të Kuvendit Dimal Basha, i cili ka deklaruar se rasti i Astrit Deharit është më i rëndë se ajo që kanë vuajtur shqiptarët nën regjimin e Sllobodan Millosheviqin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Bashës nga kjo pozitë.

Musliu e quajti këtë deklaratë skandaloze, fyese dhe të papranueshme për çdo qytetar të Kosovës që ka përjetuar vuajtjet e luftës.

“Të krahasosh një rast tragjik individual me terrorin shtetëror, masakrat, dhunimet dhe dëbimet që Serbia e Millosheviqi ushtruan mbi mijëra shqiptarë, është një fyerje e rëndë ndaj kujtimit të viktimave”, shkroi Musliu, transmeton Klankosova.tv.

Ajo shtoi se një kryetar Kuvendi që bën deklarata të tilla ose nuk e kupton peshën e fjalës publike, ose e përdor qëllimisht për të ndezur emocione dhe për të mbuluar paaftësinë politike.

Ligjvënësja nga radhët e PDK-së, e cilësoi deklarimin e të parit të Kuvendit, si “vazhdimësi të punimit shkencor kundër UÇK-së”.

(Kosova Sot Online)