Berisha: Akti i parlamentit krahasohet me Kushtetutën e 1976-ës
Në një reagim të fortë ndaj aktit të fundit të mazhorancës duke miratuar ligjin për ‘Gjininë’, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka krahasuar këtë vendim me kushtetutën e vitit 1976, që e ktheu Shqipërinë në vendin ateist të vetëm në botë.
Duke përshëndetur qytetarët që protestuan gjatë gjithë ditës, Berisha e cilëson këtë akt si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj familjes dhe edukimit të fëmijëve, duke e vendosur Shqipërinë në një rrugë të veçantë krahasuar me vendet e tjera të Bashkimit Europian.
Sipas tij, ndërsa shumica e vendeve europiane ruajnë sistemin aktual edukativ, Shqipëria po shkon drejt një ligji që cenon themelin e strukturës familjare, duke detyruar qytetarët të reagojnë për të mbrojtur të drejtat e tyre.
Prononcimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha:
Ju përshëndes shumë përzemërsisht për protestën tuaj gjatë gjithë ditës. Për një nga çështjet më themelore të njeriut, të familjes dhe të shoqërisë shqiptare.
Ky akt i sotëm i parlamentit është një akt që mund të krahasohet me Kushtetutën e 1976-ës, kur Shqipëria u shpall shteti i vetëm ateist në botë, ose me aktet e hiperkolektivizimit të plotë të pronës, po prapë ato familjen nuk e shpërbënë. Kurse në fakt ky është akti i shpërbërjes së familjes.
Është akti në të cilin fëmijët i merren familjes dhe u jepen edukimit shtetëror sipas moralit të shumë gjinive e të tjerë e të tjerë. Unë jua thashë dhe këtu, që tani fjalën do ta kenë qytetarët. Dhe ne nuk do të pajtohemi kurrë gjersa në Shqipëri, siç është në 21 vende anëtare të Bashkimit Europian. Janë 21 vende anëtare të Bashkimit Europian që kanë refuzuar dhe nuk kanë këtë ligj. Kanë sistemin që kemi ne sot. 21 vende.
Pesë vende, Shqipëria sot bëhet e gjashta, e kanë këtë, këtë ligj. Ne do rrinim me shumicën e tyre. Por Edi Rama i bën të gjitha këto për të mbijetuar, ne do bëjmë gjithçka që ai t'i ketë ditët e shkurtra, ju e thatë, parlamenti është parlament jo legjitim, i dalë mbi rrëmbimin e votës, krimin dhe faktorë të tjerë.
Ka disa ditë që ne po projektojmë të ndërmarrim protesta dhe ato protesta do kenë vetëm një vend, para kryeministrisë. Tani ai ka dalë i qartë, me tunele, Llogara, Belinda është masha e tij, ajo ka firmos sepse i ka thënë o bëj këtë o të... dhe të gjitha këto duhet t'i marrim me vendosmëri.
Se ne kemi të drejtë.
(Kosova Sot Online)
