Astrit Isufi i dyshuari për vrasjen në Malishevë ka tri plagë në bark

  • A.P /
  • 07 November 2025 - 13:06
Astrit Isufi i dyshuari për vrasjen në Malishevë ka tri plagë në bark

Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e Naim dhe Driton Morinës, është shtrirë tashmë në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, pas trajtimit që mori në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Isufi është i plagosur në pjesën e poshtme të barkut.

Burimet e njëjta pohojnë se i dyshuari në fjalë në trupin e tij i ka tri plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Po ashtu, dyshohet se në abdomenin e tij mund të ketë edhe më shumë se tre predha të plumbit.

Isufi është në gjendje stabile shëndetësore, dhe ka dëmtime të ndonjë organi në trupin e tij.

Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e Naim dhe Driton Morinës në fshatin Gollubovc të Malishevës, u arrestua në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Sot rreth orës 06:30, Isufi është gjetur duke u fshehur në një shtëpi të pabanuar në fshatin Pllaqicë të Malishevës.

Në momentin e arrestimit, ai ka qenë i plagosur me plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Fillimisht, i dyshuari është trajtuar në QKMF-në e Malishevës dhe më pas është transferuar në QKUK, nën masa të rrepta sigurie.

(Kosova Sot Online)