Kurti, Peci dhe Haxhiu lajmërohen nga Mitrovica

  • A.P /
  • 07 November 2025 - 15:05
Kurti, Peci dhe Haxhiu lajmërohen nga Mitrovica

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pak ditë para balotazhit ka shkuar në Mitrovicë për t’i dhënë mbështetje kandidatit të partisë së tij, Faton Peci, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga atje, nënkryetarja e VV-së, Albulena Haxhiu, që po ashtu iu bashkua Kurtit për të mbështetur Pecin, publikoi një fotografi jo fort të zakonshme.

Kandidati për Mitrovicën e Jugut në mes të kryetarit e nënkryetares kanë bërë me duar zemrën.

“Bashkë për Mitrovicën tonë të zemrës”, ka shkruar Haxhiu krahas fotos.

(Kosova Sot Online)