Xhafer Gashi jep dorëheqje nga LDK pas humbjes në Obiliq

  • A.P /
  • 09 November 2025 - 20:43
Xhafer Gashi jep dorëheqje nga LDK pas humbjes në Obiliq

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Obiliqit, Xhafer Gashi ka pranuar humbjen në garën për kryetar të kësaj komune, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gashi ka dhënë dorëheqje nga çdo pozitë, duke pranuar kështu përgjegjësi për humbjen.

“Falënderoj secilin prej juve edhe shumë të tjerë që s’janë prezentë këtu. Meqenëse jemi mundu me organizu, ndoshta nuk ia kemi dalë për arsye se dikun na kanë vjedhë. Unë si kryetar i degës së LDK-së në Obiliq, e marr përgjegjësinë për humbjen dhe jap dorëheqje nga Këshilli i Përgjithshëm, nga kryesia e Lidhjes Demokratike dhe nga kryetar i nëndegës”’, ka thënë ai.


(Kosova Sot Online)