Një automjet i KFOR’it amerikan është vetaksidentuar në Veri

  • A.P /
  • 10 November 2025 - 15:50
Një automjet i KFOR’it amerikan është vetaksidentuar në Veri

Një automjet i KFOR’it amerikan është vetaksidentuar sot në rrugën Mitrovicë- Leposaviq, më saktësisht në fshatin Sllatinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e konfirmoi Munish Avdiu nga Trafiku Rajonal në Mitrovicë të Veriut.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur në ora 14:30.

“Tre persona kanë kërku ndihmë mjekësore”, tha ai.

(Kosova Sot Online)