Paralajmërohet ankesë në PZAP pas dyshimeve se mund të jetë prekur vota në Mitrovicën e Jugut

  • A.P /
  • 11 November 2025 - 10:05
Paralajmërohet ankesë në PZAP pas dyshimeve se mund të jetë prekur vota në Mitrovicën e Jugut

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur të bëjë ankesë në PZAP, rreth dyshimeve për manipulim dhe keqpërdorim të fletëvotimeve në Mitrovicën e Jugut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Betim Gjoshi nga kjo parti, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se ankesa do të bëhet sot.

“Sot, në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës, Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzojë brenda afatit ligjor ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, ka shkruar Gjoshi.

Sipas tij, vota është e shenjtë në demokraci dhe PDK është e vendosur për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve.

(Kosova Sot Online)