Hill: Demaçi ishte shumë i vështirë, kishte opinione të forta, s’mund të bashkëpunohej me të

  • A.P /
  • 12 November 2025 - 12:00
Hill: Demaçi ishte shumë i vështirë, kishte opinione të forta, s’mund të bashkëpunohej me të

Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill tha se ishte takuar shpesh me Adem Demaçin dhe se ai kishte qëndrime të ashpra ndaj Serbisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Diplomati tha gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale se nuk mund të bashkëpunohej me të.

“Ai nuk ishte një person me të cilin mund të bashkëpunoje, të punoje në një dokument. Kishte opinione shumë të forta. Por, në aspektin e bashkëpunimit ishte i vështirë dhe ne nuk ishim të interesuar ta promovonim atë si person”, tha ai.

Hill tha se “shumë mirë që kishte opinionet e veta dhe u qëndronte fort”, por në aspektin e bashkëpunimit, Demaçi “ishte shumë i vështirë”.

(Kosova Sot Online)