Prokuroria në aksion: Për 24 orë u ngritën 26 aktakuza ndaj 32 personave
Gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë themelore janë ngritur 26 aktakuza kundër 32 personave, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroria speciale dhe prokuroritë themelore janë ngritur njëzet e gjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetë e dy (32) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.”
(Kosova Sot Online)
