Turqia njoftoi se është gjetur edhe trupi i ushtarit të 20-të që humbi jetën

  • A.P /
  • 13 November 2025 - 13:00
Turqia njoftoi se është gjetur edhe trupi i ushtarit të 20-të që humbi jetën

Turqia njoftoi se është gjetur edhe trupi i ushtarit të 20-të që humbi jetën në rrëzimin e një avioni ushtarak mallrash përgjatë kufirit Azerbajxhan-Gjeorgji në fillim të kësaj jave, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Si rezultat i përpjekjeve të kërkimit në rrënojat e aeroplanit tonë ushtarak mallrash që u rrëzua në kufirin Azerbajxhan-Gjeorgji, është gjetur trupi i shenjtë i dëshmorit tonë të 20-të”, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në një deklaratë.

Të martën, avioni ushtarak turk i mallrave C-130 që po udhëtonte nga Azerbajxhani u rrëzua në Gjeorgji.

Sipas ministrisë, avioni mbante 20 persona, përfshirë ekuipazhin e fluturimit.


(Kosova Sot Online)