Ja kush kërkon nga BE të ndalojë financimin për Ukrainën

  • A.P /
  • 14 November 2025 - 12:45
Ja kush kërkon nga BE të ndalojë financimin për Ukrainën

Bashkimi Evropian duhet të ndalojë dërgimin e parave të qytetarëve evropianë në Ukrainë pas skandalit të fundit të korrupsionit, njoftoi në Facebook ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, sipas “Ukrainska Pravda”.

“Brukseli ka financuar operacionet e shtetit ukrainas me paratë e popullit evropian për shumë vite. Ndërkohë, korrupsioni po lulëzon në Ukrainë, kështu që nuk është çudi që askush nuk ka parë ende një raport të saktë se si janë shpenzuar fondet e marra nga BE-ja… Dhe çfarë dëshiron Brukseli? Të dërgojë edhe më shumë para në Ukrainë, te presidenti Zelensky, në rrethin e ngushtë të të cilit u zbulua së fundmi një rrjet i madh korrupsioni”, tha Szijjarto.

“Është koha për të ndaluar këtë çmenduri, duhet të ndalojmë së dërguari paratë e qytetarëve evropianë në Ukrainë!”, tha ai.

Gjithashtu, ai tha se për sa kohë që partia “Fidesz” mbetet në pushtet, populli hungarez mund të jetë i sigurt: paratë e popullit hungarez nuk do të shkojnë në Ukrainë”, shtoi ai.

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) ka publikuar pjesën e tretë të “Operacionit Midas”, hetimi ndaj një skeme korrupsioni në shkallë të gjerë në kompaninë “Energoatom”.

Qeveria gjermane vazhdon t’i besojë Ukrainës pavarësisht skandalit të korrupsionit në sektorin e energjisë, por do të monitorojë nga afër zhvillimet.

Më herët, Finlanda deklaroi gjithashtu se skandali i korrupsionit në qeverinë ukrainase nuk do të ndikonte negativisht në planet e Bashkimit Evropian për të ofruar ndihmë financiare për Kievin.


(Kosova Sot Online)