Dy zyrtarë policorë janë suspenduar pasi u kacafytën për mustaqe

  • A.P /
  • 14 November 2025 - 13:05
Dy zyrtarë policorë janë suspenduar pasi u kacafytën për mustaqe

Dy zyrtarë policorë të Stacionit në Prizren janë suspenduar nga detyra, pasi dyshohet se ishin përfshirë në një mosmarrëveshje e cila erdhi si pasojë e një fjalosjeje gjatë orarit të punës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Një nga shkaqet e fjalosjes ka qenë edhe fakti që njëri ia ka përmendur edhe mustaqet.

Derisa detaje rreth rastit ka dhënë zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka.

“Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me një incident të ndodhur në Prizren e ku ishin përfshirë dy zyrtarë policorë. Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se zyrtarët policorë janë përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri tjetrin që dyshohet të ketë ardhur pas një fjalosje gatë orarit të punës. Pas këtyre veprimeve, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Prizren”, kishte deklaruar Beka.

(Kosova Sot Online)