Ky është i riu nga Kosova që vdiq tragjikisht

  • A.P /
  • 15 November 2025 - 12:30
Ky është i riu nga Kosova që vdiq tragjikisht

Një rast i rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Mirash të Ferizajit, ku një i ri ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën derisa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Është mësuar se viktima e këtij rasti tragjik është 27-vjeçari, Shpend Qalaj.

Familjarët e të ndjerit tashmë kanë bërë të ditur se i riu do të varroset sot në varrezat e fshtit Mirash.

Ndryshe, edhe policia ka njoftuar përmes raportit 24-orësh në lidhje me këtë rast.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)