Faton Peci ka arritur të marr mbi 70% të votave të diasporës

  • A.P /
  • 15 November 2025 - 17:00
Faton Peci ka arritur të marr mbi 70% të votave të diasporës

Në Mitrovicë të Jugut, Faton Peci mori fitoren në përballjen me Arian Tahirin të PDK-së, duke siguruar një mbështetje nga diaspora, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Peci, i cili është kandidati i LVV-së, sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, ka arritur të marrë 70.93% të votave të diasporës, duke siguruar 305 vota në total. Nga ana tjetër, Arian Tahiri i PDK-së ka grumbulluar 125 vota, duke arritur një rezultat prej 29.07%.

Bazuar në rezultatet e përmbledhura të KQZ-së, Faton Peci ka fituar në Mitrovicë me 18.235 vota, duke mposhtur Arian Tahirin e PDK-së, i cili siguroi gjithsej 15.743 vota.

(Kosova Sot Online)