Osmani: Ne i çmontuam 900 banda kriminale në Kosovë

  • A.P /
  • 17 November 2025 - 09:30
Osmani: Ne i çmontuam 900 banda kriminale në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për POLITICO, duke ecur nëpër Berlin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka folur për shumë çështje, në mesin e tyre edhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

E pyetur për vizitën  e planifikuar në rajon dhe Kosovë të ministrit të jashtëm gjerman, Johann Wadephul, Osmani tha se ai e ka gjetur partnerin e duhur.

Osmani tha se për pesë vjet janë shkatërruar 900 banda kriminale.

“Më në fund, në Kosovë ai e ka partnerin që e ka kërkuar tërë kohën. Në këto pesë vite kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale. Kemi prerë zinxhirin që quhej “mafia e Ballkanit”. Nuk ka banda kriminale në vendin tonë”, ka thanë Osmani. 

(Kosova Sot Online)