Qytetari e dorëzon në polici kuletën me mbi 3 mijë euro që e gjeti

  • A.P /
  • 17 November 2025 - 15:30
Qytetari e dorëzon në polici kuletën me mbi 3 mijë euro që e gjeti

Qytetari në Istog Sheremet Osmanaj e ka dorëzuar në polici një kuletë që e kishte gjetur në rrugë, ku kishte 3 mijë e 194 euro e 30 centë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Me datë 15.11.2025, në Stacionin Policor Istog, ёshtё paraqitur qytetari Sheremet Osmanaj i cili kishte gjetur njё kuletё nё qytetin e Istogut.  Nё kёtё kuletё kishte tё holla prej: tre mijё e njёqind e nёntёdhjetё e katёr euro, e tridhjetё cent (3194.30) euro.”

Të hollat i janë kthyer pronarit, derisa policia e falënderon qytetarin për veprimin.

“Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Istog, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla.  Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.”

(Kosova Sot Online)