Ngjarje e rëndë: Një nxënëse theret me thikë në shkollë

  • A.P /
  • 18 November 2025 - 07:50
Ngjarje e rëndë: Një nxënëse theret me thikë në shkollë

Një incident ka ndodhur mes dy të miturve në një shkollë fillore të Prizrenit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Si pasojë e kësaj mosmarrëveshje, një vajzë 14 vjeçare është therur me thikë.

Ajo është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi, deklaroi se i dyshuari i moshës 12 vjeçare është shoqëruar në stacionin policor.

“Më datë 17.11.2025, rreth orës 12:55, është raportuar për një mosmarrëveshje mes dy të miturve në një shkollë fillore në Prizren, gjatë së cilës njëri prej tyre ka përdorur mjet të mprehtë duke e plagosur tjetrin. Viktima vajzë (14 vjeçare) është dërguar në Emergjencën Spitalore në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. I dyshuari ( 12 vjeç ), është sjellë në stacion policor nga familjarët dhe me të janë merr hetuesit e delikuencës së të miturve. Të dy janë nxënës të shkollës së njëjtë. Rasti është në trajtim”, deklaroi Bytyqi.

(Kosova Sot Online)