Një zyrtar policor është goditur nga një veturë
Sot rreth orës 08:35 në fshatin Banjë-Istog ka ndodhur një aksident trafiku, ku një zyrtar policor është goditur nga një veturë gjatë kohës sa ishte në një pikë kontrolli, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Indeksonline se, polici ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 08:35, në fshatin Banje-Istog, ka ndodhur një aksident trafiku dhe si pasojë nga një veturë është goditur zyrtari Policor, i cili ishite në pikë kontrolli, zyrtari Policor ka pësuar lendime trupore i njejti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Njësiti i trafikut Rajonal.”, tha Rugova.
(Kosova Sot Online)
