Gruda – Muratit: Fakti që i mbron ti çështjet juridike tregon sa seriozisht e ka VV Kushtetutën
Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, është përfshirë në një debat me Hekuran Muratin në seancën e sotme të thirrur nga Vetëvendosja, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gruda i është drejtuar Muratit duke thënë se ai nuk beson që ky i fundit s’e ka bërë mirë as punën e ekonomistit.
Deputeti i PDK’së ka deklaruar edhe se fakti që çështjet juridike i mbron Murati për VV’në, tregon se sa seriozisht e ka marrë kjo parti Kushtetutën.
‘’Fakti që VV ka zgjedh që çështjet juridike me i mbrojt përmes ministrit të financave, tregon se sa seriozisht i keni marrë kushtetutën dhe Ligjin. Nuk mendoj që as qe e keni bo punën si ekonomist mirë, por nejse. Nuk e kuptoj pse e bën atë lexim. Kufizimi nënkupton pamundësinë me pru ligjin, përjashtimi thotë ligjin mundet me pru qeveria që është në dorëheqje. Këto janë shumë të qarta, s’mendoj që kam më shumë debat më juve. Fakti që keni zgjedh të mbroheni me një ekonomist për çështje juridike tregon shumë’’, ka thënë Gruda.
(Kosova Sot Online)
