Kraki i bindur: Pres të kemi më shumë se 50 deputetë në Kuvend

  • A.P /
  • 21 November 2025 - 10:05
Kraki i bindur: Pres të kemi më shumë se 50 deputetë në Kuvend

Nezir Kraki është shprehur optimist për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke theksuar se pret një rritje të ndjeshme të mbështetjes për koalicionin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Pres të kemi më shumë se 50 deputetë në Kuvend. 50 deputetë minimum”, deklaroi Kraki.

Ai vlerësoi se mbështetja elektorale këtë herë pritet të rritet dukshëm për ta.

“Unë pres me iu afru 50% të votave kësaj here”, tha ai.

Sipas tij, dinamika e zgjedhjeve do të krijojë një atmosferë të ngjashme me atë të vitit 2021.

“Ka me u kriju klima pak a shumë e njëjtë”, u shpreh Kraki.

(Kosova Sot Online)