Shumica e amerikanëve janë kundër ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë
Shumica e amerikanëve nuk do ta mbështesnin një ndërhyrje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara në Venezuelë dhe besojnë se administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duhet të shpjegojë se çfarë synon SHBA-ja në lidhje me një veprim të mundshëm ushtarak, tregoi një sondazh i CBS News, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Konkretisht, 24 për qind e amerikanëve thanë se administrata Trump e ka shpjeguar qartë qëndrimin e SHBA-së mbi veprimet ushtarake në Venezuelë, ndërsa në të njëjtën kohë, 76 për qind besojnë se administrata amerikane nuk e ka bërë ende këtë.
Amerikanët nuk e konsiderojnë Venezuelën një kërcënim të madh për Shtetet e Bashkuara, shumica mbajnë pikëpamjen se Venezuela përbën një kërcënim më të vogël dhe janë kryesisht kundër veprimeve të mundshme ushtarake.
(Kosova Sot Online)
