Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij

  • A.P /
  • 24 November 2025 - 11:05
Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij

Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në kryeqytet rreth orës 17:10, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas informacioneve nga policia, viktima është një mashkull kosovar, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e rastit. 

(Kosova Sot Online)