Protestuesit e pyesin ministrin: Hekuran Murati a e ke marrë pagën ti?

  • A.P /
  • 24 November 2025 - 12:15
Protestuesit e pyesin ministrin: Hekuran Murati a e ke marrë pagën ti?

Nga Komuna e Prishtinës deri te ndërtesa e Qeverisë, punëtorët e Trafikut Urban dhe ai privat kanë dalë për të protestuar lidhur me bllokimin e buxhetit për kryeqytetin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Protestuesit po qëndrojnë para ndërtesës me pankarta në duar, ku kanë disa pyetje për ministrin në detyrë të Financave.

“Hekuran, a e ke marrë pagën ti?”, “Cili nga ju punon pa paga kaq kohë”, duke i bërë thirrje që “t’i lirojë mjetet” sepse “Prishtina është e të gjithëve”.

Bashkë me ta, në protestë është bashkuar edhe i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.

(Kosova Sot Online)