LDK nominon Lumir Abdixhikun si kandidat për kryeministër

  • A.P /
  • 25 November 2025 - 07:35
LDK nominon Lumir Abdixhikun si kandidat për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së Kryesisë ka zgjedhur, kryetarin e partisë së saj, si kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pas kësaj mbledhje, në një konferencë për media, Abdixhiku deklaroi se kryesia e LDK-së nominoi atë.

“Ndonëse e hapa diskutimin nuk zgjati shumë, ishte diskutim i shkurtër. Kryesia e LDK-së konsideron se përderisa ka kryetar partie nuk ka nevojë të ketë kandidat tjetër për kryeministër. Prandaj më nominoi”, tha Abdixhiku gjatë konferencës për media.

(Kosova Sot Online)