Edhe sot qytetarët e Prishtinës përballen me mungesën e transportit publik

  • A.P /
  • 25 November 2025 - 10:05
Edhe sot qytetarët e Prishtinës përballen me mungesën e transportit publik

Qytetarët e Komunës së Prishtinës as sot nuk do të kenë transport publik, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Linjat e autobusëve të Trafikut Urban dhe operatorëve privatë kanë pezulluar punën pas bllokadës financiare që ka Komuna e Prishtinës.

Stacionet e autobusëve në kryqytet shihet të boshatisura, në mungesë të transportit publik.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës dhe Qeveria në detyrë përkatësisht Ministria e Financave i kanë vënë fajin njëra-tjetrës për alokimin e buxhetit të kryeqytetit.


(Kosova Sot Online)