Lekaj: Qytetarët janë të zhgënjyer nga Vetëvendosje

  • A.P /
  • 25 November 2025 - 14:30
Lekaj: Qytetarët janë të zhgënjyer nga Vetëvendosje

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka komentuar situatën e Vetëvendosjes, duke theksuar një rënie të ndjeshme të mbështetjes së saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Sa i përket Vetëvendosjes, është e qartë se ka një rënie të ndjeshme të mbështetjes. Kjo shihet si në terren, ashtu edhe në reagimet publike. Qytetarët janë të zhgënjyer nga mungesa e rezultateve, nga menaxhimi jo serioz i shtetit, nga dështimet në ekonomi, energji dhe diplomaci. Polarizimi dhe konfliktet e vazhdueshme kanë bërë që shumë njerëz të kërkojnë stabilitet dhe lidership të matur, diçka që qeveria aktuale nuk ka arritur ta ofrojë”, tha Lekaj.

(Kosova Sot Online)