Ish-presidenti fillon të vuajë dënimin me 27 vjet burg
Gjykata Supreme e Brazilit ka urdhëruar që ish-presidenti i krahut të djathtë Jair Bolsonaro të fillojë të vuajë dënimin e tij me burg prej 27 vitesh e tre muajsh për komplot grushti shteti pasi humbi zgjedhjet e fundit, ka raportuar BBC, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gjyqtari Alexandre de Moraes vendosi të martën se çështja kishte arritur në vendimin përfundimtar dhe se nuk ishin të mundura ankesa të mëtejshme.
70-vjeçari Bolsonaro u shpall fajtor për udhëheqjen e një komploti që synonte ta mbante atë në pushtet pasi humbi zgjedhjet e vitit 2022 ndaj rivalit të tij të krahut të majtë, Luiz Inácio Lula da Silva.
Ai do të fillojë të vuajë dënimin e tij në një qeli burgu të policisë federale në kryeqytetin Brasilia, ku është mbajtur që nga e shtuna pasi u konsiderua si rrezik për t’u arratisur dhe u hoq nga paraburgimi në shtëpi.
(Kosova Sot Online)
