Arifi: Vetëvendosja ka bërë trajnime si t’i shajë njerëzit
Opinionisti, Avni Arifi ka thënë se Vetëvendosja ka bërë trajnime për t’i sharë njerëzit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai u shpreh se nuk ka parë një fushatë të tillë dhe një siç e quajti ai “makinerie propagandistike”, siç e ka ndërtuar VV-ja.
“Në Kosovë nuk ka ekzistuar asnjë parti politike që ka bërë trajnime si t’i shajë njerëzit, trajnime ka bërë. Këtë ta thonë të gjithë ata që kanë qenë në Vetëvendosje”.
“Unë nuk kam parë kësi fushate dhe kësi makinerie propagandistike siç e ka ndërtuar Vetëvendosja”, tha ai.
(Kosova Sot Online)
