Vlera e dëmit në kanalin e Ibër Lepencit mund të jetë rreth 4 mijë euro

  • A.P /
  • 26 November 2025 - 14:15
Vlera e dëmit në kanalin e Ibër Lepencit mund të jetë rreth 4 mijë euro

Shefi i operativës rajonale për Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, ka thënë se vlera e dëmit të shkaktuar në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok është 3 mijë deri në 4 mijë euro, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se sipas ankuesit është dëmtuar najloni i shtrirë në bajpas.

“Me datë 25.11.2025 rreth orës 12:15 ankuesi, punëkryesi në kanalin e Ibër Lepencit ka raportuar se cerada-najlloni i cili ka qenë i shtrirë në Bajpas, iu është dëmtuar. Vlera e dëmit sipas ankuesit është rreth 3000-4000 euro. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe kanë kryer vendshikimin. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe rasti është hapur “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. Rasti është nën hetime”, tha ai.


(Kosova Sot Online)